Bajraktari planifikon të sjellë rreth 60 liderë të rinj në Kosovë
Ylli Bajraktari, president i Special Competitive Studies Project (SCSP), njoftoi në një letër drejtuar presidentes Justina Shiroka Pula se organizata planifikon të sjellë në Kosovë muajin e ardhshëm një delegacion…

Ylli Bajraktari, president i Special Competitive Studies Project (SCSP), njoftoi në një letër drejtuar presidentes Justina Shiroka Pula se organizata planifikon të sjellë në Kosovë muajin e ardhshëm një delegacion prej rreth 60 liderësh të rinj nga vende të ndryshme të botës, me një takim të parashikuar me presidenten.
Në letrën e urimit për zgjedhjen e saj, Bajraktari ritheksoi përkushtimin e SCSP-së për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve teknologjike të Kosovës, potencialin e të rinjve dhe lidhjet me komunitetin ndërkombëtar të inovacionit.
Sipas tij, talenti i të rinjve, ndërmarrjet inovative dhe sektori teknologjik në rritje i japin Kosovës mundësi për të përfituar nga inteligjenca artificiale. Bajraktari shprehu bindjen se vizita e planifikuar do të ndihmojë në prezantimin e këtyre kapaciteteve para një brezi të ri liderësh globalë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


