Bajqinovci: Shiroka-Pula nuk i përket askujt politikisht
Presidentja e zgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk i përket politikisht asnjë subjekti dhe nuk ka post politik apo zyrtar në PDK, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Në emisionin…

Presidentja e zgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk i përket politikisht asnjë subjekti dhe nuk ka post politik apo zyrtar në PDK, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
Në emisionin “Politiko”, ai e cilësoi Shiroka-Pulën si figurë konsensuale, duke e lidhur këtë vlerësim me shkëputjen e saj prej politikës dhe angazhimin në akademi.
“Nuk mendoj që i përket askujt”, tha Bajqinovci. “Një kohë të gjatë ka dalë prej politikës, nuk ka asnjë post politik dhe zyrtar në PDK.”
Deputeti përmendi edhe qëndrimet e saj kritike ndaj privatizimit të KEDS-it, duke thënë se e kishte pasur disa herë të ftuar në emisione.
Bajqinovci shprehu kënaqësi që zgjedhja e presidentes kishte shmangur, sipas tij, një skenar të ri zgjedhor. “Jam shumë i gëzuar që vendi më s’shkon në zgjedhje”, deklaroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


