Pa kategori
Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, kërkesa nga pala shqiptare
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Vjenë për takimin me kancelarin austriak Christian Stocker është anuluar nga pala shqiptare, sipas një njoftimi të qeverisë austriake, që nuk jep arsyen e…

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Vjenë për takimin me kancelarin austriak Christian Stocker është anuluar nga pala shqiptare, sipas një njoftimi të qeverisë austriake, që nuk jep arsyen e anulimit.
“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftim.
Takimi ishte planifikuar për të hënën, më 19 tetor. Njoftimi nuk përmend ndonjë datë të re për vizitën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


