Pa kategori

Ambasada e Izraelit në Tiranë mbyllet pa afat rihapjeje

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme në kontekstin e protestave në kryeqytet, pa caktuar datë rihapjeje, e cila do të varet nga zhvillimi i situatës. “Për…

Ambasada e Izraelit në Tiranë mbyllet pa afat rihapjeje
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme në kontekstin e protestave në kryeqytet, pa caktuar datë rihapjeje, e cila do të varet nga zhvillimi i situatës.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të saj.

Për çështje urgjente konsullore, ambasada udhëzon qytetarët të kontaktojnë numrin e saj celular të emergjencës. Përfaqësia diplomatike njofton se do të japë përditësime të tjera sipas nevojës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top