Pa kategori

Ambasada amerikane: Trazirat e dhunshme s’kanë vend në angazhimin qytetar

Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë të veprojnë ligjërisht dhe paqësisht, duke theksuar se trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar. “Nxisim qytetarët që…

Ambasada amerikane: Trazirat e dhunshme s’kanë vend në angazhimin qytetar
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë të veprojnë ligjërisht dhe paqësisht, duke theksuar se trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar.

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar”, tha Ambasada në një prononcim për TV Klan.

Qëndrimi vjen në ditën e katërt të protestave në Tiranë. Gjatë marshimeve ka pasur përballje fizike mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top