Ambasada amerikane: Dhuna nuk është angazhim qytetar
Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaroi se dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar, duke u kërkuar qytetarëve të protestojnë paqësisht dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje.…

Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaroi se dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar, duke u kërkuar qytetarëve të protestojnë paqësisht dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje.
Në deklaratën për protestat në Shqipëri, ambasada theksoi: “Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.”
Ambasada u bëri thirrje qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën për protestë pa akte të dhunshme. Apeli iu drejtua edhe të gjitha palëve: “U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


