Pa kategori

Aktakuzë ndaj Llugiqit për kanosjen e Ramush Haradinajt

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj Skender Llugiqit për kanosjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe nxitjen e përçarjes e mosdurimit. Sipas aktakuzës, Llugiqi dyshohet se…

Aktakuzë ndaj Llugiqit për kanosjen e Ramush Haradinajt
Dëgjo artikullin 1 min

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj Skender Llugiqit për kanosjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe nxitjen e përçarjes e mosdurimit.

Sipas aktakuzës, Llugiqi dyshohet se më 12 gusht 2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, ka kanosur Haradinajn me thirrje për pushkatimin e tij.

Prokuroria pretendon gjithashtu se, nga fillimi i gushtit deri më 12 gusht, i pandehuri ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj Haradinajt përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike, duke cenuar rendin dhe sigurinë publike.

Ngjarja në Kuvend lidhet me një vizitë të mërgimtarëve gjatë hapjes së institucionit për publikun. Aktakuza përmban pretendimet e prokurorisë dhe nuk përbën vendim fajësie.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top