Pa kategori

Mjekiqi Kabashi largohet nga LDK-ja për qëndrimin ndaj Speciales

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Obiliqit, Vlora Mjekiqi Kabashi, njoftoi dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet në LDK. Ajo e lidhi vendimin me qëndrimin e partisë për…

Mjekiqi Kabashi largohet nga LDK-ja për qëndrimin ndaj Speciales
Dëgjo artikullin 1 min

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Obiliqit, Vlora Mjekiqi Kabashi, njoftoi dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet në LDK. Ajo e lidhi vendimin me qëndrimin e partisë për UÇK-në dhe zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara.

Mjekiqi Kabashi njoftoi se mandatin do ta vazhdojë si asambleiste e pavarur. Deri në dorëheqje, ajo ishte edhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Obiliq dhe delegate në Kuvendin Zgjedhor të partisë.

“E vetëdijshme se Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, e mbështetur edhe nga SHBA dhe NATO-ja, dhe e bindur se liria është më shumë se çdo përkatësi partiake, pasi LDK-ja nuk e mbështeti këtë parim themelor se liria është mbi çdo parti, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që kam në LDK”, shkroi ajo.

Në njoftimin e saj, Mjekiqi Kabashi falënderoi qytetarët e Obiliqit për besimin e dhënë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top