Abrashi: Nuk e kemi lidhur Specialen me votën për presidentin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, mohoi se partia e tij e ka kushtëzuar votimin për Ligjin për Dhomat e Specializuara me zgjedhjen e presidentit. Ai i cilësoi të pakuptueshme…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, mohoi se partia e tij e ka kushtëzuar votimin për Ligjin për Dhomat e Specializuara me zgjedhjen e presidentit. Ai i cilësoi të pakuptueshme kushtëzimet që ia atribuoi PDK-së lidhur me këto dy çështje.
“Kurrë ne nuk e kemi lidhur çështjen e presidentit me votimin e ligjit”, deklaroi Abrashi. Duke iu referuar votimit të sotëm, ai shtoi: “Ligji asnjëherë nuk ka qenë në rrezik, e pamë sot se ligji i mori 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota”.
Sipas Abrashit, PDK-ja e dërgoi çështjen e presidentit në Gjykatën Kushtetuese dhe afati për zgjedhjen e tij erdhi si rezultat i atij procesi. Ai e akuzoi PDK-në për manipulim të ndjenjave të qytetarëve dhe tha se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në apel kërkon angazhim institucional.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


