Abraham i lidh kërkesat e protestuesve me angazhimet evropiane të Shqipërisë
Deputeti gjerman Knut Abraham vlerësoi se kërkesat e protestuesve në Tiranë kundër korrupsionit dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.…

Deputeti gjerman Knut Abraham vlerësoi se kërkesat e protestuesve në Tiranë kundër korrupsionit dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i Bundestagut tha se i kishte ndjekur me shqetësim të thellë protestat në kryeqytetin shqiptar.
“Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë”, shkroi Abraham.
Qëndrimi i tij e vendos theksin te përputhja e kërkesave të protestuesve me angazhimet evropiane të vendit. Reagimi vjen ndërsa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vazhdojnë në Tiranë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


