Pa kategori

Abdixhiku për Specialen: Ligjin e kthyet, po baltën ndaj LDK-së?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ligji për Specialen nuk kishte dhe nuk do të ketë efekt juridik, ndërsa akuzoi kritikët e partisë së tij se e kishin paraqitur…

Abdixhiku për Specialen: Ligjin e kthyet, po baltën ndaj LDK-së?
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ligji për Specialen nuk kishte dhe nuk do të ketë efekt juridik, ndërsa akuzoi kritikët e partisë së tij se e kishin paraqitur LDK-në si kundërshtare të UÇK-së për shkak të qëndrimit ndaj tij.

“Ligjin e kthyet. Por baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini?”, shkroi ai pas kthimit të ligjit në Kuvend për rishqyrtim.

Abdixhiku tha se ndaj LDK-së ishin përdorur fyerje dhe akuza për tradhti. Sipas tij, emrat e përfaqësuesve të saj ishin vendosur përkrah atyre të Listës Serbe, sepse kishin kundërshtuar efektin juridik të ligjit.

Ai mbrojti qëndrimin e partisë, duke thënë se LDK-ja e kishte ruajtur atë pavarësisht sulmeve që priste. Mbështetësve u bëri thirrje të qëndronin krenarë për këtë pozicion.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Ajo mbrohet me punë e me mend. Jo kështu”, shkroi Abdixhiku.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top