Pa kategori

Konjufca e lidh integrimin e Kosovës me sigurinë e Evropës

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të paqes dhe sigurisë së Evropës, pas takimit me homologun estonez, Margus Tsahkna, në Forumin…

Konjufca e lidh integrimin e Kosovës me sigurinë e Evropës
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të paqes dhe sigurisë së Evropës, pas takimit me homologun estonez, Margus Tsahkna, në Forumin e Sigurisë në Varshavë.

Në postimin për takimin, Konjufca e lidhi perspektivën evropiane të Kosovës me sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ai përmendi kërcënimet që, sipas tij, burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus.

“Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, shkroi Konjufca. Ai theksoi se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe nuk mund të merret si e mirëqenë.

Konjufca vlerësoi përvojën e Estonisë në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike. Ai falënderoi Tsahknën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për vullnetin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top