Politikë

Abdixhiku paralajmëron masa disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar masa partiake ndaj gjashtë deputetëve që kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Abdixhiku tha se…

Abdixhiku paralajmëron masa disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së
Lumir Abdixhiku. Foto: Arianit / Wikimedia Commons, CC BY-SA 4.0.
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar masa partiake ndaj gjashtë deputetëve që kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Abdixhiku tha se kundër kandidaturës janë deklaruar Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri.

I pyetur për hapat disiplinorë, ai deklaroi se vendimet përkatëse do të merren, por se aktualisht është më i shqetësuar për pasojat politike që mund të ketë ky qëndrim për Kosovën.

“S’duhet të brengosem në këtë fazë për natyrën disiplinore brenda LDK-së, sepse ajo do të vijë. Më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Ai përmendi edhe dorëzimin e mandatit për përfaqësuesit që nuk respektojnë vendimin e partisë, por sqaroi se gjatë mbledhjes nuk ua kishte kërkuar gjashtë deputetëve një veprim të tillë.

Burimi: Gazeta Express. Fotografia: Arianit / Wikimedia Commons, CC BY-SA 4.0.

Scroll To Top