Pa kategori

Zulfaj në Bruksel: Koha për status kandidat për Kosovën

Kreu i ekipit negociator për integrim në BE, Jeton Zulfaj, tha se në takimet në Bruksel ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat…

Zulfaj në Bruksel: Koha për status kandidat për Kosovën
Dëgjo artikullin 1 min

Kreu i ekipit negociator për integrim në BE, Jeton Zulfaj, tha se në takimet në Bruksel ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim, duke argumentuar se përparimi i vendit duhet të përkthehet në hapa konkretë.

Në përmbledhjen e vizitës së tij, Zulfaj njoftoi se kishte takuar komisionaren për Zgjerim, Marta Kos, përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe eurodeputetë. Sipas tij, Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.

“Është koha që ky progres të përkthehet në hapa konkretë drejt anëtarësimit, duke filluar me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, ka shkruar Zulfaj.

Ai tha se vizita në Bruksel ishte paraprirë nga qëndrimi në Luksemburg, ku, sipas tij, u zyrtarizua anëtarësimi i Kosovës në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top