Pa kategori

Hoxha lidh votën e shqiptarëve të Luginës me përfaqësimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e sotme, duke e lidhur…

Hoxha lidh votën e shqiptarëve të Luginës me përfaqësimin
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e sotme, duke e lidhur pjesëmarrjen me forcimin e zërit të tyre për të drejtat dhe përfaqësimin politik.

Në një postim më 25 tetor, Hoxha e cilësoi votimin si të drejtë themelore demokratike dhe mundësi që zëri i qytetarëve të dëgjohet e të ketë peshë.

“Çdo votë ka rëndësi”, shkroi ai, duke theksuar se pjesëmarrja më e madhe e bën më të fortë zërin e shqiptarëve për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre në Luginën e Preshevës.

Mesazhin e mbylli me thirrjen: “Dilni dhe votoni.”

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top