Pa kategori

ZKM: Prattipati uron Kurtin për qeverinë dhe mandatin e ri

E ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, e uroi kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri, sipas Zyrës së Kryeministrit. Kurti e…

ZKM: Prattipati uron Kurtin për qeverinë dhe mandatin e ri
Dëgjo artikullin 1 min

E ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, e uroi kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri, sipas Zyrës së Kryeministrit. Kurti e priti sot në takim përfaqësuesen amerikane.

Sipas njoftimit, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti e falënderoi Prattipatin për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për “mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top