Pa kategori

Vuçiq e lidh kundërshtimin ndaj tij me mosnjohjen e Kosovës

Aleksandar Vuçiq pretendoi se një grup njerëzish nuk e dëshiron më në pushtet për shkak të qëndrimit të tij për të mos e njohur Kosovën, gjatë një interviste për platformën…

Vuçiq e lidh kundërshtimin ndaj tij me mosnjohjen e Kosovës
Dëgjo artikullin 1 min

Aleksandar Vuçiq pretendoi se një grup njerëzish nuk e dëshiron më në pushtet për shkak të qëndrimit të tij për të mos e njohur Kosovën, gjatë një interviste për platformën ruse në YouTube, Ostorzhno, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Në intervistë, Vuçiq trajtoi edhe marrëdhëniet me Evropën për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Sipas tij, sanksionet janë tema kryesore për nga rëndësia dhe në çdo takim i përmendet fakti se Serbia ende nuk i ka vendosur ato.

Duke krahasuar Kosovën me Ukrainën, ai akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta në mbrojtjen e integritetit territorial. Ky ishte vlerësimi i tij për qëndrimin perëndimor ndaj dy vendeve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top