Von der Leyen: Pa fundin e luftës, sanksionet mbeten
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja nuk do të heqë asnjë sanksion ndaj Rusisë për sa kohë që ajo nuk e ndal luftën në Ukrainë,…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja nuk do të heqë asnjë sanksion ndaj Rusisë për sa kohë që ajo nuk e ndal luftën në Ukrainë, gjatë takimit të së premtes me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas Euronews.
“Një gjë është krejtësisht e qartë: ne nuk do të heqim asnjë sanksion për sa kohë që Rusia nuk e ndal luftën”, deklaroi ajo.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kundërshtoi gjithashtu lehtësimin e sanksioneve. Sipas tij, tani duhet të shtohet mbështetja për Ukrainën dhe të rritet presioni ndaj Rusisë.
Zelensky tha se nuk sheh sinjale nga pala ruse për gatishmëri për t’i dhënë fund luftës. Ai kërkoi përgatitje për dimrin me një paketë që përfshin energjinë, mbrojtjen ajrore dhe financimet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


