Vitia tregon kur synon t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se synimi është që sigurimet shëndetësore të funksionalizohen deri në fund të mandatit, ndërsa vonesat i lidh me zhvillimet politike dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.…

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se synimi është që sigurimet shëndetësore të funksionalizohen deri në fund të mandatit, ndërsa vonesat i lidh me zhvillimet politike dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua në prill, por gjashtë muaj më vonë zbatimi i tij ende nuk ka nisur.
Sipas Vitisë, puna për Sistemin Informativ Shëndetësor dhe sigurimet po vazhdon. Ai ka paralajmëruar zbatim gradual, duke e paraqitur fundin e mandatit si synim për funksionalizimin e tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


