Trump për Melonin: “Gjithmonë më ka pëlqyer ajo”
Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi marrëdhënien e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni si “shumë e mirë”, kur u pyet nga gazetarët për sulmet e tij të mëparshme ndaj…

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi marrëdhënien e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni si “shumë e mirë”, kur u pyet nga gazetarët për sulmet e tij të mëparshme ndaj saj, sipas agjencisë ANSA.
“Gjithmonë më ka pëlqyer ajo”, tha Trump në përgjigjen e tij.
Deklarata vjen pas mosmarrëveshjeve mes dy udhëheqësve lidhur me luftën në Iran dhe rolin e Italisë në Ngushticën e Hormuzit. Trump e kishte akuzuar Melonin se nuk e mbështeste mjaftueshëm qëndrimin amerikan.
Në qershor, ai kishte kritikuar edhe sjelljen e saj në samitin e G7. Meloni i kishte mohuar akuzat.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


