Trump për Iranin: “Askush nuk e di se kush po e drejton vendin”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi të martën se askush nuk e di kush po e drejton Iranin, duke thënë se udhëheqësit e tij janë zhdukur gjatë luftës amerikano-izraelite kundër vendit.…

Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi të martën se askush nuk e di kush po e drejton Iranin, duke thënë se udhëheqësit e tij janë zhdukur gjatë luftës amerikano-izraelite kundër vendit.
“Udhëheqësit e tyre janë zhdukur, grupi i dytë i udhëheqësve është zhdukur dhe problemi më i madh që kam është se askush nuk e di se kush po e drejton vendin”, tha Trump.
Një qëndrim të kundërt kishte shprehur të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei. Në një konferencë për shtyp, ai tha se Uashingtoni e di shumë mirë kush është homologu i tij në Iran dhe si funksionon sistemi i vendimmarrjes atje.
“Problemi në fakt është i kundërt: ai qëndron te qëndrimet kontradiktore dhe mesazhet konfuze nga zyrtarët amerikanë”, deklaroi Baghaei.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


