Pa kategori

Tri lëndë për Arlindën kalojnë nga Peja në Prishtinë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për kalimin e lëndëve penale që lidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës,…

Tri lëndë për Arlindën kalojnë nga Peja në Prishtinë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për kalimin e lëndëve penale që lidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Zyra e arsyeton ricaktimin me rëndësinë e veçantë të çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv e të paanshëm. Sipas saj, vendimet janë marrë në bazë të kompetencave ligjore.

Paralelisht, Zyra po shqyrton veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me rastet që kishte raportuar e ndjera. Analiza përfshin kronologjinë e veprimeve, vendimet e nxjerra, vlerësimin e rrezikut dhe masat për mbrojtjen e saj.

Sipas njoftimit, do të kërkohet llogaridhënie për çdo shkelje ligjore, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet. Nëse evidentohen përgjegjësi, do të ndërmerren masa brenda kompetencave përkatëse.

Zyra thekson se shqyrtimi do të mbështetet në fakte, dokumentacion dhe prova, pa paragjykuar përgjegjësinë e ndonjë personi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top