Torres i kërkon policisë shqiptare t’u japë fund veprimeve ndaj protestuesve
Kongresisti amerikan Ritchie Torres i cilësoi të papranueshme veprimet e Policisë së Shqipërisë ndaj protestuesve dhe kërkoi ndalimin e tyre, në një postim në X më 21 tetor. Torres shprehu…

Kongresisti amerikan Ritchie Torres i cilësoi të papranueshme veprimet e Policisë së Shqipërisë ndaj protestuesve dhe kërkoi ndalimin e tyre, në një postim në X më 21 tetor.
Torres shprehu shqetësim për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri dhe theksoi se policia duhet të respektojë të drejtën për protestë paqësore. Ai kërkoi gjithashtu që forcat policore të ruajnë sundimin e ligjit.
“Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet ta respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet ta ruajë sundimin e ligjit”, shkroi ai.
Kongresisti bëri thirrje për shtensionimin e situatës, duke e përshkruar dhunën si alarmante. Qëndrimi i tij përbën një kritikë ndaj veprimeve të policisë gjatë protestave në Shqipëri.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


