Terras premton më shumë bashkëpunim për rrugën evropiane të Kosovës
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, tha se do ta shtojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për të avancuar rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në postimin e…

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, tha se do ta shtojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për të avancuar rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Në postimin e tij në platformën X më 7 tetor, Terras theksoi se stabiliteti institucional duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike.
“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, shkroi ai.
Terras e lidhi zotimin për bashkëpunim më të madh me rolin e tij si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


