Tarquinio dhe Schieder kërkojnë hetim për forcën policore në Tiranë
Eurodeputetët Marco Tarquinio dhe Andreas Schieder kërkojnë hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë protestave në Tiranë, ndërsa dënojnë dhunën, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin…

Eurodeputetët Marco Tarquinio dhe Andreas Schieder kërkojnë hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë protestave në Tiranë, ndërsa dënojnë dhunën, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës.
Në deklaratën e përbashkët, kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë shprehin shqetësim të thellë për zhvillimet në vend, veçanërisht në kryeqytet.
Ata u bëjnë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të shmangin çdo akt dhune, duke theksuar se veprime të tilla nuk kontribuojnë në zgjidhjen e situatës.
Dy eurodeputetët nënvizojnë gjithashtu se respektimi i sundimit të ligjit mbetet kusht i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


