Pa kategori

Tahiri propozon shqyrtimin e mundësisë për gjykatë kundër korrupsionit

Deputeti Besnik Tahiri ka propozuar në Komisionin për Legjislacion shqyrtimin e mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar kundër korrupsionit, si pjesë e tri nismave për planin e punës…

Tahiri propozon shqyrtimin e mundësisë për gjykatë kundër korrupsionit
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti Besnik Tahiri ka propozuar në Komisionin për Legjislacion shqyrtimin e mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar kundër korrupsionit, si pjesë e tri nismave për planin e punës së komisionit.

Dy propozimet e tjera të tij janë monitorimi i zbatimit të ligjeve për Gjykatën Komerciale dhe atë Administrative, si dhe hartimi i Ligjit për Deputetët.

Sipas Tahirit, këto nisma synojnë forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të drejtësisë dhe të llogaridhënies institucionale.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top