Pa kategori

Tahiri për Specialen: “Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta.”

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, bëri thirrje që çështjet që lidhen me UÇK-në të trajtohen pa kalkulime politike dhe interesa të ngushta. Në një postim në Facebook pas vendimit të…

Tahiri për Specialen: “Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta.”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, bëri thirrje që çështjet që lidhen me UÇK-në të trajtohen pa kalkulime politike dhe interesa të ngushta. Në një postim në Facebook pas vendimit të Qeverisë për nismën e ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, ai kërkoi përgjegjësi dhe bashkim.

“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë! Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale”, shkroi Tahiri.

“Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, shtoi ai.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria miratoi përgjigjen ndaj kërkesës së Kuvendit për vlerësimin e nismës legjislative të PDK-së. Në vendim, Qeveria vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e nismës në Kuvend. Ky është një hap në procedurën e shqyrtimit të ndryshimeve, pa përbërë miratim përfundimtar të tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top