Pa kategori

Tahiri për Shiroka-Pulën: Pas “noteres”, duhet presidente me integritet

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i kërkoi presidentes Justina Shiroka-Pula të dëshmojë integritet dhe të mbrojë unitetin e interesat shtetërore e kombëtare në pajtim me Kushtetutën, duke e cilësuar njërën nga presidentet…

Tahiri për Shiroka-Pulën: Pas “noteres”, duhet presidente me integritet
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i kërkoi presidentes Justina Shiroka-Pula të dëshmojë integritet dhe të mbrojë unitetin e interesat shtetërore e kombëtare në pajtim me Kushtetutën, duke e cilësuar njërën nga presidentet e mëparshme si “notere të kryeministrit”.

Në postimin e saj në Facebook, Tahiri e lidhi këtë kërkesë me kritikat ndaj qeverisë së Albin Kurtit, të cilën e akuzoi për shkelje të Kushtetutës prej vitesh.

“E patëm një presidente police, të dytën notere të kryeministrit, tash presidentja akademike duhet të demonstrojë se kemi presidente me integritet, që mbron unitetin, interesat shtetërore dhe kombëtare, në pajtim me Kushtetutën, sepse Kushtetuta jonë u lodh duke qenë e shkelur tash sa vite nga kjo qeveri”, shkroi Tahiri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top