Pa kategori

Tahiri: Lista e ligjeve nuk përbën strategji zhvillimore

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, thotë se Qeveria Kurti ka paraqitur një agjendë legjislative dyvjeçare, por ende nuk ka sjellë programin qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar,…

Tahiri: Lista e ligjeve nuk përbën strategji zhvillimore
Dëgjo artikullin 1 min

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, thotë se Qeveria Kurti ka paraqitur një agjendë legjislative dyvjeçare, por ende nuk ka sjellë programin qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, ndërsa është hyrë në muajin e pestë pas zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Tahiri kundërshtoi barazimin e agjendës legjislative me një vizion zhvillimor: “Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore.”

Sipas tij, mungesa e programit shoqërohet me mungesë përgjigjesh për energjinë, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat integruese.

“Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik”, shkroi Tahiri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top