Pa kategori

Tahiri: Komisioni për Hagën është caktuar, veprimet ende mungojnë

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, tha se Kosova ka përcaktuar komisionin për hartimin e strategjisë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por pretendoi se…

Tahiri: Komisioni për Hagën është caktuar, veprimet ende mungojnë
Dëgjo artikullin 1 min

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, tha se Kosova ka përcaktuar komisionin për hartimin e strategjisë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por pretendoi se ende mungojnë veprimet shtetërore për qëndrimin që duhet paraqitur në Bruksel, Londër e Washington.

Duke folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se emrat e komisionit janë vendosur dhe se pret një takim gjatë kësaj jave. Ai theksoi se përgatitjet për procesin e apelit duhet të ecin pa vonesa.

“Emrat janë vendosur, këtë javë besoj do të ketë edhe një takim, por mbi takimet është e rëndësishme të mos ketë vonesë që shteti i Kosovës të veprojë në adresimin e kësaj teme që është bukur e rëndësishme”, deklaroi Tahiri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top