Pa kategori

Tahiri: Edhe të punësuarit kanë vështirësi ta përballojnë muajin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se edhe qytetarët e punësuar kanë vështirësi ta përballojnë muajin dhe të sigurojnë ilaçe apo shërbime shëndetësore kur u sëmuret një…

Tahiri: Edhe të punësuarit kanë vështirësi ta përballojnë muajin
Dëgjo artikullin 1 min

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se edhe qytetarët e punësuar kanë vështirësi ta përballojnë muajin dhe të sigurojnë ilaçe apo shërbime shëndetësore kur u sëmuret një familjar.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se çmimet e larta, varfëria dhe shërbimet e dobëta në shëndetësi e arsim po shtojnë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj institucioneve.

“Shqiptarët nuk po mund ta lidhin muajin me muaj”, deklaroi ai, duke i kërkuar Qeverisë dhe Ministrit të Financave të adresojnë këto probleme.

Tahiri paralajmëroi se pakënaqësia mund të thellohet nëse institucionet nuk reflektojnë. Ai tha se AAK-ja do të kërkojë politika konkrete dhe bëri thirrje që Kuvendi të funksionalizohet e të miratojë çështjet e mbetura pezull.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top