Pa kategori

Syla: Qeveria na la jashtë grupit për Specialen

Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së tha se organizata është ndier e fyer që Qeveria e Kosovës nuk e ka ftuar në grupin që do të hartojë strategjinë shtetërore për…

Syla: Qeveria na la jashtë grupit për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së tha se organizata është ndier e fyer që Qeveria e Kosovës nuk e ka ftuar në grupin që do të hartojë strategjinë shtetërore për procesin në Gjykatën Speciale.

Në intervistën në emisionin FRONTAL të T7, Syla tha se veteranët do të mund të kontribuonin në këtë proces, duke përmendur takimet që kanë zhvilluar.

Ai pretendoi se gjatë gjashtë viteve të procesit në Hagë barra ka rënë mbi veteranët, ndërsa Albin Kurti dhe të tjerët kanë heshtur.

“Nuk e di, por ne s’kemi raporte me Qeverinë Kurti. Na i ka shkëputur të gjithta kontaktet”, deklaroi Syla.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top