Sveçla shpjegon pse nuk pranon kërkesën për dorëheqje
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dorëheqja e tij apo e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk do të kontribuonte në mbrojtjen e të drejtave të grave,…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dorëheqja e tij apo e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk do të kontribuonte në mbrojtjen e të drejtave të grave, duke iu përgjigjur kërkesave për largim pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Në konferencën për media të premten, Sveçla e mbrojti qëndrimin në detyrë me argumentin se të dy janë plotësisht të angazhuar në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.
“Unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas në mbrojtjen e të drejtave të saj, meqenëse ne jemi të angazhuar 100 për qind në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë”, deklaroi ai.
Sveçla tha se e kupton indinjatën e protestuesve dhe se personalisht është në anën e tyre, por shtoi se kjo nuk nënkupton pajtim me të gjitha kërkesat.
Sipas ministrit, Inspektorati Policor i Kosovës ka evidentuar shkelje dhe dështime në Policinë e Kosovës në trajtimin e rastit. Ai tha se do të përcaktohen përgjegjësitë individuale të zyrtarëve policorë dhe se, varësisht nga gjetjet, mund të ketë ndjekje penale ose masa administrative.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


