Pa kategori

Sindikata: Dallimet politike të mos kthehen në përplasje me policinë

Sindikata e Policisë së Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që dallimet politike të mos shndërrohen në përplasje me policinë, duke dënuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe mjeteve të forta ndaj…

Sindikata: Dallimet politike të mos kthehen në përplasje me policinë
Dëgjo artikullin 1 min

Sindikata e Policisë së Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që dallimet politike të mos shndërrohen në përplasje me policinë, duke dënuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe mjeteve të forta ndaj zyrtarëve policorë gjatë protestave të fundit në Prishtinë.

“Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik”, thuhet në komunikatën e publikuar të martën. Sipas Sindikatës, detyra e tyre është zbatimi i ligjit dhe garantimi i sigurisë së të gjithëve.

Sindikata theksoi se protesta, shprehja e lirë dhe tubimi paqësor janë të drejta themelore që duhet të respektohen dhe garantohen. Megjithatë, sipas saj, ushtrimi i këtyre të drejtave nuk duhet të shndërrohet në dhunë ndaj policëve, institucioneve apo qytetarëve të tjerë.

Në komunikatë, Sindikata shprehu mbështetje për zyrtarët e angazhuar në terren dhe kërkoi që veprimet ndaj tyre të vlerësohen mbi bazën e ligjit, jo mbi baza politike.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top