Shiroka Pula për Gjilanin: Asnjë rrethanë nuk justifikon vrasjen
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë t’i zbardhin plotësisht vrasjet në Livoç të…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë t’i zbardhin plotësisht vrasjet në Livoç të Ulët të Gjilanit e t’i sjellin autorët para drejtësisë.
Në qëndrimin e saj pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj, presidentja theksoi mbrojtjen e grave nga dhuna: “Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.”
Shiroka Pula kërkoi që hetimi të zhvillohet me përkushtim të plotë dhe të sqarohen të gjitha rrethanat. Ajo shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë personit të plagosur.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


