Pa kategori

Shaheen tregon çfarë shpreson nga Apeli në Hagë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shpreson që ankesa ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të shqyrtohet në mënyrë paqësore dhe të sjellë një rezultat që qytetarët e Kosovës mund…

Shaheen tregon çfarë shpreson nga Apeli në Hagë
Dëgjo artikullin 1 min

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shpreson që ankesa ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të shqyrtohet në mënyrë paqësore dhe të sjellë një rezultat që qytetarët e Kosovës mund ta kuptojnë, siç deklaroi në intervistën për RTK-në.

E pyetur për zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara dhe ndryshimet ligjore në Kosovë, Shaheen tha se nuk mund të komentonte ndryshimet që po shqyrtonte Kuvendi. Ajo theksoi se, sipas kuptimit të saj, Dhomat janë institucion i krijuar përmes Kuvendit të Kosovës dhe i mbështetur nga Kosova.

“Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të shohim se si do të vazhdojë ky proces”, tha Shaheen.

Senatori Dick Durbin u pajtua me të dhe theksoi nevojën për kujdes në komentimin e proceseve gjyqësore.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur komentojmë çështje që janë në shqyrtim nga gjykatat”, deklaroi ai për RTK-në. Durbin shprehu shpresën që çështja të zgjidhet në përputhje me juridiksionin e përcaktuar me ligj dhe në mënyrë paqësore.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top