Pa kategori

Shaheen: Formimi i qeverisë ka rëndësi edhe për SHBA-në

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen tha në intervistën për RTK se formimi i qeverisë së Kosovës është i rëndësishëm edhe për SHBA-në, duke e lidhur këtë me dëshirën për vazhdimin e…

Shaheen: Formimi i qeverisë ka rëndësi edhe për SHBA-në
Dëgjo artikullin 1 min

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen tha në intervistën për RTK se formimi i qeverisë së Kosovës është i rëndësishëm edhe për SHBA-në, duke e lidhur këtë me dëshirën për vazhdimin e partneritetit mes dy vendeve.

Shaheen mirëpriti formimin e institucioneve të reja dhe vlerësoi zhvillimet që kishte parë gjatë vizitës në Kosovë. Ajo kujtoi se vizita e saj e parë kishte qenë në përvjetorin e dytë të pavarësisë.

“Vërtet kam pasur kënaqësinë të shoh që qeveria është formuar dhe besoj është shumë me rëndësi për ju si shtet, por edhe për ne si Amerikë, sepse duam që ky partneritet të vazhdojë tutje”, tha Shaheen.

Senatori Dick Durbin, i cili tha se ishte për herë të parë në Kosovë, i vlerësoi zhvillimet e vërejtura gjatë vizitës si dëshmi të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Është dëshmi që partneriteti është i mirë dhe i fortë”, deklaroi Durbin në të njëjtën intervistë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top