Pa kategori

Sërdanoviq: Marrëveshjet me Kosovën do të respektohen pas Vuçiqit

Lista Studentore do të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe do të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, tha për Radion Evropa e Lirë Illija Sërdanoviq, i pari në listën…

Sërdanoviq: Marrëveshjet me Kosovën do të respektohen pas Vuçiqit
Dëgjo artikullin 1 min

Lista Studentore do të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe do të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, tha për Radion Evropa e Lirë Illija Sërdanoviq, i pari në listën fituese të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Sërdanoviq tha se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare politike të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Për kontratat me kompanitë e huaja që investojnë në Serbi, ai vendosi një kusht: ato do të respektohen “nëse janë në përputhje me sistemin juridik të Serbisë dhe aktet ndërkombëtare”.

Ai u zotua gjithashtu për vazhdimin e integrimit evropian dhe për informimin e qytetarëve mbi përfitimet e anëtarësimit në BE.

Në intervistë, Sërdanoviq përsëriti thirrjen për shmangien e revanshizmit dhe ia atribuoi përgjegjësinë për gjendjen aktuale të sigurisë qeverisë në largim, e cila vazhdon të jetë në detyrë.

Lista Studentore doli nga protestat kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit. Sërdanoviq u përzgjodh në krye të saj përmes vendimeve të plenumeve të fakulteteve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top