Pa kategori

Serbia akrediton diplomatin rus të dëbuar nga Bullgaria

Aleksandr Aleksandrovich Krasii është akredituar në vitin 2026 si asistent i atasheut ushtarak rus në Serbi, pesë vjet pasi mediat bullgare raportuan dëbimin e tij nga Bullgaria në kuadër të…

Serbia akrediton diplomatin rus të dëbuar nga Bullgaria
Dëgjo artikullin 1 min

Aleksandr Aleksandrovich Krasii është akredituar në vitin 2026 si asistent i atasheut ushtarak rus në Serbi, pesë vjet pasi mediat bullgare raportuan dëbimin e tij nga Bullgaria në kuadër të një skandali spiunazhi, sipas hulumtimit të Systema-s, njësisë në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë.

Sipas këtij hulumtimi, të dhënat e rrjedhura nga bazat ruse të të dhënave tregojnë lidhje të Krasii-t me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse, GRU. Systema raporton se ai kishte qëndruar në Serbi për rreth një vit pas dëbimit, por emri i tij u shfaq në listën diplomatike si asistent i atasheut ushtarak vetëm këtë vit.

Dëbimi nga Bullgaria ndodhi gjatë një hetimi për shpërthime në depot e armëve, për të cilat dyshoheshin shtetas rusë. Ministria e Jashtme dhe Prokuroria e Bullgarisë nuk iu përgjigjën kërkesave të REL-it për informacion lidhur me rastin.

Ish-diplomati dhe konsulenti i sigurisë Nikolla Lluniq tha për REL-in se institucionet serbe nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj kësaj çështjeje. Ai kërkoi që shërbimet e sigurisë të përmbushin detyrën e tyre për mbrojtjen e shtetit dhe kundërzbulimin.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top