SEANCA NISI!
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në rendin e ditës të së cilës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas raportimit të Indeksonline, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare, ndërsa PDK-ja pritet ta propozojë Vlora Çitakun dhe LDK-ja Kujtim Shalën për nënkryetarë.
Ende nuk është e qartë nëse kandidatët do t’i sigurojnë votat e nevojshme për përfundimin e konstituimit të Kuvendit.
AAK-ja kishte bërë të ditur më herët se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. Kandidaturat dhe rezultatet përfundimtare do të konfirmohen vetëm përmes procedurës në sallë.
Burimi: Indeksonline
DPT — Drita për të vërtetën