Pa kategori

Schuebel synon bashkëpunim më të fortë me komandantin e ri të KFOR-it

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, për të forcuar bashkëpunimin BE-NATO në Kosovë. “Pres…

Schuebel synon bashkëpunim më të fortë me komandantin e ri të KFOR-it
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, për të forcuar bashkëpunimin BE-NATO në Kosovë.

“Pres me kënaqësi të bashkëpunoj me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, për të forcuar më tej bashkëpunimin BE-NATO në Kosovë”, deklaroi Schuebel në ceremoninë e ndërrimit të komandës.

Ai falënderoi gjeneralmajorin Ozkan Ulutash për mbështetjen gjatë ushtrimit të detyrës.

Schuebel theksoi gjithashtu se BE-ja mbështet politikisht dhe financiarisht integrimin evropian të Kosovës, ndërsa KFOR-i luan rol kyç në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top