Pa kategori

Schuebel, Shiroka-Pulës: “Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur, duke shprehur shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional pas zgjedhjes…

Schuebel, Shiroka-Pulës: “Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur, duke shprehur shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente.

Në urimin për presidenten e re, Schuebel tha se pret të bashkëpunojë me të, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin me Bashkimin Evropian.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”, tha Schuebel.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top