Sadiku: Dorëheqjet do t’i kërkojmë në protestën për Arlindën
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për nesër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve…

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për nesër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve që ai i konsideron përgjegjës.
Në postimin e tij, Sadiku kritikoi mungesën e përgjegjësisë morale dhe institucionale, 48 orë pas vrasjes. Sipas tij, nuk kishte pasur dorëheqje, pezullime apo arrestime të zyrtarëve përgjegjës.
“Dorëheqjet që nuk patët guximin t’i jepni nga përgjegjësia morale, qytetarët do t’jua kërkojnë me forcën e protestës paqësore”, shkroi ai.
Sadiku nuk përmendi në postimin e cituar emra konkretë të zyrtarëve të cilëve ua kërkon dorëheqjen. Thirrjen për pjesëmarrje e përmbylli me mesazhin: “Shihemi nesër në protesta!”
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


