RTV-ja kërkon falje për vitet e raportimit të njëanshëm
Televizioni publik i Vojvodinës, RTV, u ka kërkuar falje shikuesve për vite të raportimit të njëanshëm dhe për pyetjet që nuk i kishte bërë, përmes një deklarate të lexuar në…

Televizioni publik i Vojvodinës, RTV, u ka kërkuar falje shikuesve për vite të raportimit të njëanshëm dhe për pyetjet që nuk i kishte bërë, përmes një deklarate të lexuar në edicionin e lajmeve të së hënës, në orën 17:00.
“Për shumë vite kemi heshtur, kemi mbyllur sytë, kemi informuar në mënyrë të njëanshme dhe nuk kemi bërë pyetjet që duhej t’i bënim. Për këtë u detyrohemi shikuesve një falje”, thuhej në deklaratë.
Kërkimfalja u transmetua pas pamjeve të qytetarëve të Novi Sadit që festonin rezultatet e zgjedhjeve. Në deklaratë u pranua se televizioni kishte dështuar në misionin për informim të drejtë dhe të paanshëm.
Prezantuesi theksoi gjithashtu se një pjesë e gazetarëve dhe punonjësve të RTV-së kishin luftuar për gazetari të lirë dhe profesionale, por nuk kishin arritur ta fitonin këtë betejë në kohë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


