Pa kategori

Rama ua mohon protestuesve të drejtën të flasin për popullin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se protestuesit në Tiranë nuk kanë autorizim të flasin në emër të popullit, duke argumentuar se përfaqësimi demokratik buron nga vota. “Ky mish mash,…

Rama ua mohon protestuesve të drejtën të flasin për popullin
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se protestuesit në Tiranë nuk kanë autorizim të flasin në emër të popullit, duke argumentuar se përfaqësimi demokratik buron nga vota.

“Ky mish mash, që ka marrë peng Tiranën, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe nuk ka autorizim për të folur në emër të popullit, sepse populli flet vetë përmes votës”, deklaroi ai në konferencën për media.

Rama i cilësoi aktet që ua atribuoi protestuesve si imponim ndaj qytetarëve që kërkojnë të vazhdojnë jetën e përditshme pa pengesa. Ai përmendi edhe qytetarët që nuk e mbështesin si kryeministër, duke thënë se as ata nuk duhet të detyrohen të ndryshojnë rendin e ditës për shkak të një turme që ai e quajti agresive.

Kryeministri pretendoi se pjesëmarrës kishin bullizuar dhe goditur drejtues automjetesh, si dhe kishin vepruar kundër qytetit e policisë. Sipas tij, grupet e mbledhura nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk tregojnë standarde komunikimi, dialogu apo ballafaqimi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top