Pa kategori

Rama synon më shumë kapituj të mbyllur brenda vitit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha nga Luksemburgu se synon mbylljen e më shumë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian brenda këtij viti, por nuk dha një numër të përcaktuar.…

Rama synon më shumë kapituj të mbyllur brenda vitit
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha nga Luksemburgu se synon mbylljen e më shumë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian brenda këtij viti, por nuk dha një numër të përcaktuar.

“Synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet”, deklaroi ai për mediat.

Rama tha se kapitulli që pritet të mbyllet sot do ta çojë në katër numrin e përgjithshëm të kapitujve të mbyllur. Ai i cilësoi si inkurajuese takimet që kishte zhvilluar për hapat e ardhshëm dhe tha se planet për këtë vit janë ambicioze.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top