Pa kategori

Rama për protestat: “Kjo nuk është një revoltë për arsimin”

Kryeministri Edi Rama mohoi se protestat e ditëve të fundit janë revoltë për arsimin, duke i dalluar nga protestat studentore të vitit 2018, të cilat i përshkroi si paqësore dhe…

Rama për protestat: “Kjo nuk është një revoltë për arsimin”
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Edi Rama mohoi se protestat e ditëve të fundit janë revoltë për arsimin, duke i dalluar nga protestat studentore të vitit 2018, të cilat i përshkroi si paqësore dhe me kërkesa për universitetin.

“Kjo nuk është një revoltë për arsimin. Revoltë për arsimin ishin ato të vitit 2018, kur e bllokuan Tiranën me ditë dhe me javë. Ishin paqësorë dhe kishin kërkesa për universitetin”, deklaroi Rama gjatë daljes për mediat me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Rama kundërshtoi cilësimin si studentë të personave që, sipas tij, kryejnë ose duartrokasin sulmet ndaj policëve dhe dëmtimin e bizneseve. Ai vlerësoi qëndrimin e policisë, duke pretenduar se ajo ka treguar vetëpërmbajtje maksimale.

Duke iu referuar vitit 2018, kryeministri tha se durimi dhe qetësia kishin mundësuar dialogun për kërkesat universitare. Ai shtoi se mund të ketë ende çështje për t’u përmirësuar në këtë fushë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top