Pa kategori

Rama për protestat: “Kjo është një luftë hibride”

Kryeministri Edi Rama e cilësoi situatën e protestave antiqeveritare si një “luftë hibride”, duke pretenduar se shqetësimet reale për jetesën, strehimin dhe të ardhmen po shfrytëzohen për të nxitur dhunë.…

Rama për protestat: “Kjo është një luftë hibride”
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Edi Rama e cilësoi situatën e protestave antiqeveritare si një “luftë hibride”, duke pretenduar se shqetësimet reale për jetesën, strehimin dhe të ardhmen po shfrytëzohen për të nxitur dhunë.

Sipas raportimit të AP-së, Rama i bëri deklaratat të martën, pas një takimi me mësues dhe përfaqësues të shkollave të Tiranës. Ai tha se ndryshimi i pushtetit përmes dhunës nuk do të lejohet.

“Kjo është një luftë hibride, e cila funksionon në masën që e bën, pikërisht sepse bazohet në shqetësime reale, jo në fantazi”, u shpreh kryeministri.

Rama pranoi se shqetësimet për koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë për të përparuar janë reale. Megjithatë, ai akuzoi protestuesit se po e mbajnë qytetin nën një klimë terrori dhe i lidhi studentët pjesëmarrës me rryma të ekstremizmit politik.

Sipas AP-së, studentët kërkojnë tarifa më të ulëta, më shumë investime shtetërore në arsim dhe kundërshtojnë korrupsionin në sistemin arsimor. Ata i janë bashkuar lëvizjes më të gjerë që kërkon dorëheqjen e Ramës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top