Rama paralajmëron pagesa edhe për protestuesit që nuk distancohen nga dhunuesit
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Facebook se protestuesit që nuk distancohen nga dhunuesit do të paguajnë financiarisht njësoj si ata, pa sqaruar në postim bazën ligjore apo mënyrën e zbatimit…

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Facebook se protestuesit që nuk distancohen nga dhunuesit do të paguajnë financiarisht njësoj si ata, pa sqaruar në postim bazën ligjore apo mënyrën e zbatimit të këtij paralajmërimi.
“Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata”, shkroi Rama. Ai e cilësoi protestën një të drejtë dhe dhunën krim, duke shtuar se dhunuesit do të përballen me pasoja ligjore e financiare.
Rama deklaroi gjithashtu se ai dhe shumica qeverisëse janë të gatshëm për dialog, por përjashtoi dhunuesit dhe partitë politike që nuk distancohen nga dhuna.
“Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkroi ai për gatishmërinë për dialog me palët e tjera.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


