Rama lidh protestat me BE-në: Nuk është rastësi
Kryeministri Edi Rama pretendoi se shpërthimi i protestave në Shqipëri lidhet me përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian, duke i cilësuar ngjarjet si një pengesë artificiale për këtë rrugëtim. “A…

Kryeministri Edi Rama pretendoi se shpërthimi i protestave në Shqipëri lidhet me përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian, duke i cilësuar ngjarjet si një pengesë artificiale për këtë rrugëtim.
“A ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, sapo Shqipëria mbyll një tjetër kapitull, sapo Shqipëria afrohet më shumë drejt asaj ambicieje, drejt atij objektivi historik, këtu plas flaka?”, tha Rama.
Kryeministri nuk identifikoi në deklaratën e dhënë se kujt ia atribuonte këtë pengesë dhe as paraqiti prova për lidhjen që pretendoi mes protestave dhe integrimit europian.
Megjithatë, Rama pranoi se studentët, sipërmarrësit dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë dhe se problemet e tyre duhen adresuar.
“Ndërkohë që po, problemet janë aty, duhen adresuar”, deklaroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


